“N’kandin e rrëfimit – ladrim nër hijet e randa t’Gjergjit” poezi nga Rrahman Paçarizi
Ke pasë thanë nji herë “Embëtha!”
tash mos u bëj hije e dreqit, Gjergj!
Kur e gjejnë fresk e s’i sheh dielli, gja t’zezë nuk lanë pa ba
q’aty në dheun e djegun prej hijes tande, ku as bari s’mbin
ata zhgrryhen Gjergj, dhjesin, masturbojnë, mendermethanë
i kcejnë njani-tjetrit, t’dehun e t’harlisun hirit tand
Zana, Orë (t’mira e t’liga) e Shtojzovalle
edhe diellin kishin me e mallku e nem
Po ua prishi ndoj gjumë me ty n’andërr
Menxi presin me t’marrë n’gji e me ta zanë frymën n’pëqi
Theje udhën Gjergj – mos e ngri kryet!
Hiq degë, bisqe, e fleta le t’u bjen dilli kreje
Le t’harlisen t’dehun rreth gjymtyrëve tua a të kalit
T’kalit ma mire, dej t’ngulen
Sa mos me pasë bisht që i tremb
Le t’flladiten veç nër hije t’gjogut
N’ladrim e n’lazdrim
Ta kanë teshë kalin Gjergj zeza.
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E PAZAKONTË E BUSTIT TË SKËNDERBEUT NË KUKËS
Në vazhdim mund ta lexoni historinë e pazakontë të bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Kukës:
Nga: Petrit Palushi
– Për herë të parë busti u vendos në Kukës me 28 nandor 1939. Por jo në bazamentin e vet. U vendos në bazamentin ku kishte qenë busti i Mbretit Zog.
– Në vitin 1978 i njëjti busti i Skënderbeut u vendos në Kukësin e Ri, mu aty afër ku sot është Stadiumi i futbollit, në një vend krejtësisht të izoluar dhe pranë një bunkeri. Bazamenti – skandaloz.
– Mjeshtri Paskali e vizitoi Kukësin në v. 1980 dhe qe zhgënjye fort për keqvendosje të bustit të Skënderbeut.
– Në mars 1991, u hoq busti i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe aty u vendos i Skënderbeut dhe njëkohësisht sheshi mori emrin “Skenderbej”. Por, bazamenti ngjante me një kunj shkrepse ku Skënderbeu s’gjente rehati.
– 17 janar 2008, me rikonstruktimin e sheshit, natyrisht busti do hiqej dhe do vendosej në nji bazament tjetër…