Gjirokastër, çelet ekspozita e piktorit nga Kosova, Xhevdet Spahija

Në vazhdim të organizimeve për “Javën e Flamurit”, në qytetin e Gjirokastrës është çelur ekspozita e piktorit nga Kosova, Xhevdet Spahija e titulluar “Mistika e ngjyrave”.

Spahija është autor i 26 ekspozitave personale. Dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës.

“Do të theksoja se, më shumë se vlerat artistike, kjo ekspozitë e çelur prej piktorit kosovar Xhevdet Spahija në Gjirokastër është një simbolikë e veçantë. Ky artistit nga Kosova i prezantoi pikturat për artdashësit gjirokastrit në një atmosferë të veçantë festive. Në “Javën e Flamurit”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, i cili ishte në ceremoninë e çeljes së ekspozitës.

Vetë Spahija theksoi se edhe pse punimet më të shumta të saj i përkasin pikturës bashkëkohore sërish dominante në to është ngjyra e kuqe.

“Ndjej një emocion të veçantë që ekspozitën e radhës këtu në Gjirokastër. E çel si pjesë e aktiviteteve në këtë atmosferë feste. Megjithëse punimet më të shumta të saj i përkasin pikturës bashkëkohore sërish dominante në to është ngjyra e kuqe. Mjaft domethënëse pasi lidhet me simbolikën e flamurit”, u shpreh piktori Xhevdet Spahija.

Spahija ka spikatuar me punimet në pikturë prej viteve 1970. Ndërsa ka punuar dhe si pedagog i arteve figurative. Pikturat e tij janë vlerësuar nga kritika për motivet që përcjellin dhe mjeshtërinë e lartë artistike./ATSH

———————————————

LEXO EDHE: “DREJT PAVARËSISË”, ÇELET EKSPOZITA ME ARTEFAKTET E FIRMËTARËVE

Muaji nëntor është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, “Nëntori i flamurit”.

Në këtë kuadër, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Drejt Pavarësisë”. E cila përmban ecurinë e ngjarjeve drejt pavarësisë së Shqipërisë, si edhe artefakte të firmëtarëve.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se “kjo ekspozitë nxjerr në pah gjithë kontributin e veçantë të firmëtarëve të pavarësisë”.

“E veçanta e kësaj ekspozite qëndron në ekspozimin e disa prej artefakteve tona më të rëndësishme. Të cilat lidhen me jetën dhe kontributin e figurave të shquara të firmëtarëve të pavarësisë”, tha ai.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU