Gjithmonë kam me kujtu dashninë që ti m’ke dhanë…(Video)

Teksi i këngës “Si n’andërr” i shkruar nga Arjola Zadrima, komponuar nga Florent Boshnjaku dhe e kënduar nga Rrezarta Smaja.

Si mundem me jetu
pa mujtë ty unë me t’kallxu
se kjo vetmi e randë që m’ke lanë…
në shpirt asht tuj më mundue…

N’paqen tande tash ti fli
se lotët i kam heshtë në shpirt,
ti je fryma që më flet
ti je zjarri që më djeg,
je dashnia që e kam pasë përjetë…

Sa shumë po më mungon
tash vetëm më ke lanë
Kujt mundem sot unë me i folë
prej kohësh ty jo ma s’të kam

Gjithmonë kam me kujtu
dashninë që ti m’ke dhanë
Ndjek andrrën që vjen tuj mu shu
kur zgjohem
e ti s’je ma këtu…

N’paqen tande tash ti fli
se lotët i kam heshtë në shpirt,
ti je fryma që më flet
ti je zjarri që më djeg,
je dashnia që e kam pasë përjetë…

Sa shumë po më mungon
njajo dorë që ma se kam,
kujt mundem sot unë me i folë
prej kohësh, ti jo ma s’b’zan…

Gjithmonë kam me kujtu
dashninë që ti m’ke dhanë
Ndjek andrrën që vjen tuj mu shu
kur zgjohem
e ti s’je ma këtu…

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

RREZARTA SMAJA: TI, MBETE NJË KUJTIM (TEKSTI DHE KËNGA)