Gjon Mili, shqiptari që fotografoi pak para se të dënohej me vdekje nazistin që vrau hebrenjtë

Adolf Eichmann dhe Gjon Mili

Fotografi shqiptar, Gjon Mili, mban në ‘portofolin’ e fotove nga momentet më të rëndësishme botërore, edhe momentin nga gjyqi kundër Adolf Eichmannit për krime në luftë.

Gjyqi ndaj tij filloi më 11 prill 1961 në Jerusalem. Ai ishte njëri nga krerët nazistë që organizoi shfarosjen e hebrenjve. Mbi të rëndonte akuza e vrasjes së 6 milionë hebrenjve europianë.

Pamja e mëposhtëme është nga fotografitë e tij më të rëndësishme, nga gjyqi i Adolf Eichmann.

Adolf Eichmann

Eichmann u dënua me vdekje dhe në natën mes 31 majit dhe 1 qershorit 1962 u ekzekutua me varje në litar. Trupi i tij u dogj dhe hiri u përhap në det, përtej ujërave territoriale të Izraelit. Ekzekutimi i Adolf Eichmann mbetet i vetmi rast që Izraeli ka miratuar një dënim me vdekje.

Gjon Mili ishte me origjinë nga qyteti i Korçës, dhe në SHBA u cilësuar si ndër fotografët më të mirë në botë dhe ‘mjeshtri i fotografisë’. Ai ka dokumentuar momentet më të rëndësishme gjatë jetës së tij.  Në Korçë gjendet një muze që dokumenton punën e Gjon Milit. Gjon Mili lindi 1904 në Korçë dhe vdiq më 14 shkurt 1984 në Stamford, Connecticut, ShBA./dosja.al

LEXO EDHE: Ekspozita e Gjon Milit në Paris, nën kujdesin e CIA-s