Gjurmët janë grup kosovar i muzikës rock’ n’ roll që u krijua në fillim të viteve të ’80-ta. Grupi u themelua nga Migjen Kelmendi- vokalist dhe përbëhej nga Armando Gjini, Tomor Kurshumliu, Petrit Riza dhe Bekim Dyla.
Shumë shpejtë këngët e tyre u bënë hite që i kanë rezistuar kohës. Ato ende vazhdojnë të jenë të pëlqyera, të këndohen dhe të sillen edhe në zhanre të tjera muzikore nga këngëtar të ndryshëm.
Albumi i tyre i parë u publikua në vitin 1985 dhe grupi u shpërbë një vit më vonë.
Në vitin 2002, Gjurmët publikuan projektin Gjurmët LP, një përmbledhje e këngëve të tyre me incizim të lartë dhe shkrime retrospektive të Kelmendit për kohën e funksionimit të grupit.
Në vitin 2015, Gjurmët u bënë bashkë sërish dhe organizuan një koncert madhështor në Tiranë.
Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty” nga grupi Gjurmët:
Vallë është e mundur
Më kalon pranë
Si një copë akull
Nuk mund një puthje ta kujtoj…
Ishe ti ajo
Duket më bëhet
Nuk di çfarë kam sot
Ledhatimet a thua ishin
Dhe ajo ëndërr
Një sheti s’më bie mend,
Sa je larg nga unë – sa afër ishim
Të premtoja mrekulli
I marri thosha çdo gjë merr fund pa ty
Një grimcë ti -një grimcë unë
Kështu fati e do këtë punë
Kthehem rrotull ndonjëherë
Ç’kanë këta njerëz shikojnë n’qiell.
E përgatiti: K.B- ObserverKult
—————————-
Lexo edhe: