E këndshme: Dëgjojeni këngën “Synin si qershija” nga Gjurmët & Vjoleta Zefi: (teksti dhe video)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Synin si qershija”, nga opusi i kompozitorit Prenk Jakova, kënduar nga rok-grupi kosovar “Gjurmët” dhe këngëtarja shkodrane Vjoleta Zefi.

Teksti: Synin si qershija

Në Shkodrën plakë, bulojnë agime t’reja
Me lule vile plot me drandofille
Kullojnë si mjalta kang’t n’at’ drit’ n’atë hije
E n’ftyrën tande, vashë lulzon pranvera.

Synin si qershija
Flakë e ndeze djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin.


Liqeni n’mramje Shkodrën q’e flladitë
Nën pemët e nalta qesh balkoni i ri
Dhe mbledh’ si zgju’ t’amblat melodi
Sa bukur jeta vashë të ka stolisë?

Synin si qershija
Flakë e ndeze djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin.

Observerkult

Kliko edhe:

GJURMËT: HAPI SYTË E ZEZË (TEKSTI DHE KËNGA)