“Gjyqi i Deputetëve”, grupi i parë opozitar që e pësoi nga diktatura

“Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi gjyqin ndaj grupit të parë opozitar në parlamentin shqiptar të ekzekutuar nga diktatura.

Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.

Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga major Niko Ceta – kryetar. Kapiteni I Nexhat Hyseni dhe kapiteni II Mustafa Iljazi, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945.

Përveç deputetëve të zgjedhur, para ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar, transmeton ATSH.

Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave. Dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme si prolindore me Bashkimin Sovjetik në krye.

Më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët:

1.Shefqet Beja (me varje në litar)
2.Riza Alizoti (varje në litar)
3.Sulo Klosi (varje në litar)
4.Selaudin Toto (varje në litar)
5.Sheh Ibrahim Karbunara
6.Paolo Saggioti
7.Agathokli Xhitoni
8.Mehmet Prishtina
9.Abdul Kokoshi
10.Beqir Çela
11.Salim Kokalari (varje në litar)
12.Tefik Deliallisi
13.Irfan Majuni (varje në litar)
14.Pertef Karagjozi
15.Enver Sazani (varje në litar)
16.Hysen Shehu/ ATSH

—————————————————————————————————

LEXO EDHE: Historia tragjike e njeriut më të zgjuar që ka parë bota

Konsiderohet njeriu më inteligjent në botë, me një mendje të mrekullueshme dhe një inteligjencë mes 250 dhe 300 pikëve. Uilliam Xhejms Sidis (William James Sidis) konsiderohej një makinë e vërtetë llogaritëse dhe gjeni i linguistikës. Dikush nga i cili priteshin suksese të jashtëzakonshme falë inteligjencës që zotëronte. 

Megjithatë, atij iu desh të përballej me problemin që e shoqëroi përgjatë rrugëtimit të jetës, duke e shpënë drejt vdekjes së parakohshme: trishtimin. Imagjinoni një fëmijë vetëm 18-muaj…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU