“Gjyshi dhe rrepa”, shfaqje sipas përrallave popullore

Të shtunën me datë 7 maj, në Teatrin Dodona, në oraret 12.00 dhe 13.00 jepet shfaqja për fëmijë “Gjyshi dhe rrepa”.

Shfaqja ështe realizuar sipas përrallave popullore, me dramatizim dhe regji të Melihate Qenës.

Avni Hoti, Roza Berisha Fejzullahu, Faik Gashi, Avdi Azemi, Ermal Sadiku, Leonit Maloku, Molikë Maxhuni janë aktorët që luajnë në shfaqjen “Gjyshi dhe rrepa”.

Ndërsa shfaqja u mbështet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria për Kulturë Rini dhe Sport.

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

SHFAQJA QË TRAJTON FENOMENIN E BURRNESHAVE

“Burrneshat” tash do të flasë në shqip dhe premiera e saj në Prishtinë po merr formë. Vjen para publikut vendor pas inskenimit në gjermanisht, në Zvicër. Versioni i ri është produksion i “Qendrës Multimedia”, e cila nëpërmjet njoftimit për media ka dhënë disa detaje. Premiera do të jetë të martën e 10 majit, në teatrin “Oda” në kryeqytet.

Në njoftim shkruhet se “Burrnesha” trajton fenomenin e burrneshave, nën dritën edhe të debatit të tanishëm mbi çështjet gjinore. Si dhe adreson konceptin e lirisë, respektivisht moslirisë në shoqëritë me vlera. Koncepte e konstrukte të ndryshme shoqërore.

Aty bëhet e ditur se Sose gjatë vizitës në Angli “bëhet pjesë e një queer performance që është duke u përgatitur nga Julian, që është një drag-queen e njohur e Londrës”.

“Për Sose-n takimi me një kulturë kaq të huaj bëhet çështje ekzistenciale”, shkruhet në njoftim i cili jep edhe një historik të shkurtër të këtij fenomeni…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU