Gomborwich: Bëni gabim që artin e lidhni me krijimin e veprave të përsosura nga forma

Nga Witold Gomborwich

Gabimi juaj themelor është se arti lidhet me krijimin e veprave të përsosura nga forma; atë proces të pamatë dhe gjithënjerëzor të krijimit të formës, e kufizoni vetëm tek krijimi i poemave apo simfonive; e madje nuk jeni në gjendje të mësoni siç duhet t’u shpjegoni madje të tjerëve çfarë roli të pazakontë luan forma në jetën tonë.

As në psikologji nuk keni ditur t’i jepni formës vendin e duhur. Si përherë juve vazhdon t’ju duket se janë ndjenjat, idetë, instiktet, që qeverisin sjelljen tonë, ndërsa formën jeni të prirur ta shihni si një shtojcë sipërfaqësore dhe dekor të rëndomtë.

Dhe kur vejusha që ecën pas arkëmortit të të shoqit qan me ngashërim, ju mendoni se ngashërimet e saj vijnë ngaqë e ka shumë të rëndë humbjen. Kur një inxhiner, mjek, apo avokat vret bashkëshorten, fëmijët, apo një mik, ju mendoni se nuk ka ditur t’u vërë fre instikteve gjakësore. Ndërkohë që nëse një politikan flet gjepura, e merrni për budalla pasi ka thënë budallallëqe.

Por në realitet, çështja është si më poshtë: qenia njerëzore nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në përputhje me natyrën e saj, por gjithnjë në një formë të caktuar dhe se pikërisht kjo formë, ky stil, kjo mënyrë jetese , nuk buron vetëm prej nesh, por na është diktuar nga jashtë dhe pikërisht për këtë arsye njeriu mund të na shfaqet i mençur, apo i mangët, gjakësor apo engjëllor, i pjekur apo i papjekur, në varësi të stilit që i ka rënë për hise apo të kushtëzimit nga njerëz të tjerë.

Dhe nëse krimbat apo instiktet rropaten gjithë ditën në kërkim të ushqimit, ne endemi pa rreshtur në kërkim të formës, i hidhemi njëri-tjetrit në grykë për stilin, për mënyrën tonë të jetesës dhe kudo e kurdo: kur udhëtojmë me tramvaj; kur hamë ; kur dëfrehemi, kur çlodhemi, kur kujdesemi për biznesin, gjithnjë jemi në kërkim të formës dhe këndellemi prej saj, apo vuajmë prej saj, i përshtatemi asaj apo e përdhunojmë dhe e copëtojmë atë ; e lejojmë formën të na krijojë.

Amen

(Shkëputur nga “Ferdy Dyrke” të Witold Gomborwich)

Përktheu: Edlira Lloha

ObserverKult


martin camaj deshta
Martin Camaj

Lexo edhe:

MARTIN CAMAJ: KY ÂSHT DIMNI YNË, E MIRA

Poezi nga Martin Camaj

Dhija e egër la alpet
dhe u ul në luginë për dy kafshata bár
e gjet krizantemat në borë.

Ky âsht dimni ynë, e Mira.

Flaka në kaminin e vjetër skuq fletët
e bardha të kartës së panjollë:
të gjitha sendet, të bardha, shkojnë
e vijnë tue u sjellë në nji karosel
të bardhë dhe blerimi i trupit tand
mban pezull deshirat e linduna
në avullin e florës mes xhamave.

Ky âsht dimën i gjatë, e Mira.

Gjuetari tremb dhinë e egër
dhe krizantemat mbulohen me velin

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult