
Fools rush in where angels fear to tread…
Dhe është kamarieri që më shpëton këtë herë,
Nga ndonjë keqardhje e kotë a fortunë në gotë uji.
Më kërkon të paguaj. Mbyll turnin, thotë.
Paguaj dhe Jeruzalemi i Ri zbret nga qielli.
Paguaj siç faturën e energjisë elektrike
A gjynahet që s’i kam kryer hala.
Të kujtova edhe sot, Gorga.
Më je bërë si një sëmundje pa të cilën s’rroj.
Një natyrë e dytë pothuaj.
Ende nuk e kam gjetur një parfum të destilojë
Aromën e blirit.
Kryet shnosh, do thoje ti.
Amin.
Ky qytet nuk ka më muzikë.
ObserverKult
Lexo edhe:






