“Gratë në parlament” nga Elmaze Nura, premierë në Teatrin “Adriana”

Më 27 mars në orën 19:00 do jepet premiera e shfaqjes “Gratë në parlament” në Teatrin “Adriana”.

Kjo shfaqje është me regji dhe adaptim të regjisores Elmaze Nura.

Gratë, duke e parë se ku po e çon vendin keqqeverisja e burrave. Vendosin ta marrin pushtetin. Ngjarjet zhvillohen vrullshëm e rrjedha e tyre nuk parashikohet lehtë.

“Skenë pas skenë, situatë pas situate, “Gratë në parlament”, do të sjellë befasi. Dhe vlera të reja për teatrin jo vetëm në Ferizaj”, është shprehur regjisorja Nura.

Tematikë interesante, humor, satirë

Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Valdrin Osmani. Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Doruntina Xhemajli luajnë në këtë projekt teatror.
Që pritet të tërheqë publikun me tematikën interesante. Humorin, satirën dhe me konceptin regjisorial artistik dhe inovativ.

Kompozitor është Gëzim Hasani, tekstet e këngëve janë shkruar nga Blerim Haxhiaj. Skenografia është bërë nga Bekim Korça, kostumografia nga Eleonora Gagica. Ndërsa koreografia nga Kreshnik Musolli.

Projekti i realizuar është mbështetur nga Komuna e Ferizajit, Drejtoria për Kulturë si dhe Teatri “Adriana Abdullahu”.

Hera e dytë që regjisorja Elmaze Nura bën shfaqje në Teatrin e Ferizajit

Kjo është hera e dytë që regjisorja Elmaze Nura bën shfaqje në Teatrin e Ferizajit. Me shfaqjen, ‘Kopraci”, produksion i po këtij teatri, ajo përfaqësoi Kosovën në një ndër Festivalet më të mëdha në botë në Kajro të Egjiptit –Cifcet. Ndërsa u shpërblye në Festivalin e Dibrës në Maqedoni me çmimin për Regjinë më të mirë.

Në vitin 2020, Nura u shpall regjisorja më e mirë e vitit, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për regjinë në shfaqjen “Kopraci”./rtklive

LEXO EDHE: Teatri i Ferizajt merr tetë aktorë, nisin akuzat për kritere e ndikim

Tetë aktorë janë të parët e ansamblit rezident të Teatrit të qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”. Por një kusht i vënë nga Komuna e Ferizajt për t’iu dhënë përparësi kandidatëve të angazhuar paraprakisht në Teatrin e qytetit ka lënë jashtë disa aktorë të njohur.

Aktorët e përzgjedhur

Të enjten pasdite, Komuna e Ferizajt ka bërë publik vendimin e marrë një ditë më herët për përzgjedhjen e aktorëve të teatrit “Adriana” në bazë të pikëve të fituara.
Mevlan Saraçi (97 pikë), Blin Sylejmani (92 pikë), Edona Berisha-Bekteshi (91 pikë), Jajush Ramadani (90 pikë), Milot Salihu (88 pikë). Sherif Bega (88 pikë), Dardane Mehmeti (87 pikë) dhe Gresë Gashi (83 pikë) janë aktorët e përzgjedhur në konkursin e hapur më 23 korrik nga Komuna e Ferizajt.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Teatri i Ferizajt merr tetë aktorë, nisin akuzat për kritere e ndikim