Sot promovohet “Loja e Bekim Lumit’

bekim lumi

Sot në Bibliotekën Kombëtare, në ora 19:00 do të përkujtohet jeta dhe vepra e Bekim Lumit, duke promovuar edhe librin me kritika e dokumente për regjisorin.

Libri “Loja e Bekim Lumit”, (kritika, shqyrtime, shënime) është botim i Qendrës Multimedia.
“Krejt çka është thanë për regjisorin emblematik të teatrit shqiptar, për reformatorin, avangardistin e eksperimtalistin, Bekim Lumi, mund t’i gjeni në qindra artikuj kritik, publicistik dhe gazetaresk, të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë”, shkruan poeti Afrim Demiri.
Në libër gjeni 40 fotografi me ngjyra nga 10 shfaqjet teatrore të Lumit si dhe dhjetra skenime dhe faksimile shkrimesh, nëpër gazeta.

bekiim lumi



“Me një fjalë në një libër aq shumë gazetarë të kulturës, për një regjisor, siç ishte Lumi!”, thotë Demiri.

Promovimi i këtij libri me vlerë përkon me pesëvjetorin e shkuarjes në amshim të Bekim Lumit.

ObserverKult

Kliko edhe:

POEZI NGA BEKIM LUMI: JANË VITET


BEKIM LUMI: ENGJËLLI BLU

shi
i mërzitshmi i tejdukshmi i pangjyrshmi i lagshti i ujti i pikshmi
i qullti
shi
bashkë me pik’zat e tij t’pasqyrta
befshëm
si me ‘i film bardh e zi alla chaplin
skaj udhe
‘i engjëll blu
e pikon
i mvrejtun i trembun i drojtun i ambël i këputun
si ‘i carrok i braktisun
në shkallët e mermerta i mbledhun krruspull
me sytë e ullinjtë turbullue nga andrrat e l’byrta
me kufje n’vesh
thue ti “stairvay to heaven musiç” të Led Zeppelin-ëve

asht duke e ndigjue
me duer që i dridhen
me ‘i cigare ndër gishta
me ‘i za të mekun
e ‘i shkrepëse pa zjarm
n’trishtim ma t’zi se korbi i Edgar Allan Poe-së
mugullon
tevona

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult