Gregory Corso: “Unë e shpërfill telefonin ndërhyrës…”

Poezi nga Gregory Corso

Unё e shpёrfill telefonin ndёrhyrёs
Kur bie them menjёherё se PO PUNOJ
para se tё pyes kush ёshtё—
Ёshtё heqje qafe e hairtё,
kush guxon tё ndёrpresё njё poet nё punё?
JAM UNЁ DJALI YT, NILE—
Oh kjo ёshtё njё tjetёr kanaҫe me sallatё frutash;
Si je, tё dua etj etj etj—
Cingёrrrroooon! PO PUNOJ
Prit, ke premtuar se do tё lexosh sonte!
Kam hequr dorё nga leximi; nuk mund tё pёrballem me njerёzit mё;
nё daҫ beso nё daҫ mos beso, jam i marrshёm;
duhet tё dehem pёr tё lexuar
dhe kurrё ato seriozet nuk i lexoj
lexoj ato qesharaket, pёr t’i bёrё njerёzit tё lumtur;
qё t’u pёlqej…ёshtё patetike!
Si mund t’ua jap thellёsinё e shpirtit tim
tё huajve! Njerёzit duhet tё lexojnё poetёt e vdekur—
mё vjen siklet kur lexoj;
Keats nuk do ta turpёronte kurrё poezinё—
Edhe jo sall qё kam hequr dorё nga leximi i poezisё nё publik
…jetoj si oshёnar—
Krejt ҫka do tё bёj me ditёt e mia qё mё kanё mbetur
ёshtё tё shkruaj poezi, dhe shpresoj t’i botoj—
Ciiiingёёёёrrrr! E pse ta marr telefonin, le tё bjerё—
Jo…do tё m’i qet mendtё prej kresё; pse tё mos e shkyҫ? Po qebesa.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

GREGORY CORSO: SHPIRTI