Shkrimtarja e njohur, Helena Kadare ka qenë e ftuara e mbrëmjes së djeshme në mbylljen e sezonit të shtatë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”. Kadare foli për shumë gjëra nga karriera dhe jeta e saj dhe sigurisht që nuk kishte të mungonte rrëfimi për njohjen me të madhin Ismail Kadare.
Helena Kadare: Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim tek “Zëri i Rinisë”. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.
Alketa Vejsiu: A kishte në ato kohë një propozim dashurie?
Helena Kadare: Në atë kohë nuk kishte një propozim martese.
Alketa Vejsiu: Direkt e tek martesa?
Helena Kadare: Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte “Lidhja e Shkrimtarëve”. Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e “Lidhjes së Shkrimtarëve” dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara. Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës sime.
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E PANJOHUR E AKTORIT PROKOP MIMA, SI I SHKATËRROI KARRIERËN DOLLIA PËR NEXHMIJE PAGARUSHËN…