Grupi i njohur “ABBA” të ftuar në Sanremo?

Grupi i famshëm suedez ABBA mund të jetë një nga të ftuarit e festivalit të Sanremos.

Kjo është një nga lëvizjet që Amadeus po përpiqet të bëjë për festivalin e ardhshëm Sanremo, i planifikuar nga 2 deri më 6 mars.

Kjo çështje u diskutua në programin Radio2 “Sanremo di Sabato”, i drejtuar nga Monica Marangoni.

Pas “Ricchi e Poveri”, i konsideruar si ABBA italian, mund të jetë radha e kuartetit të famshëm suedez, që me hite si “Mamma mia” dhe “Waterloo”, ka shitur 400 milionë disqe në të gjithë botën./balkanweb