Gryka e Vajës, vendi ku u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq

Më 16 qershor të vitit 1478, 542 vite më parë, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.

Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane. Për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m.

Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë./BW

LEXO EDHE: LEGJENDA E RRAPIT TË LIBOHOVËS, PEMËS QË NUK THAHET KURRË…