Gustavo Adolfo Bécquer: Kurrë nuk mund të fiket flaka e dashurisë për ty

Mund të errësohet përjetësisht dielli;
Mundet dhe deti në të thatë të dal;
Mund të thyhet deri dhe boshti i tokës
Si një i brishtë kristal.

Gjithçka mund të ndodhi. Mundet vdekja
Të më mbulojë dhe të më bëj të mbyll sy;
Por kurrë tek unë nuk mund të fiket
Flaka e dashurisë për ty.

Përktheu: Meri Lika

ObserverKult


Lexo edhe:

GUSTAVO ADOLFO BECQUER, ROMANTIKU I FRYMËZUAR NGA HAJNE

Gustavo Adolfo Becquer, përfaqësuesi më i madh i romantizmit spanjoll, është shumë më tepër se një klasik.

Jeta e tij, krijimtaria e tij, vargjet e tij prekëse, ndikimet e tij magjike dhe bukuria e hijshme e veprave të tij, kanë pushtuar imagjinatën e miliona njerëzve për shekuj me radhë. Shkrimtari, dramaturgu dhe poeti romantik, Gustavo Adolfo Becquer konsiderohet themeluesi i lirikës moderne spanjolle. Dashuria për një këngëtare e bëri atë të shkruante “Rimat”, të cilave u detyrohet famën letrare.

“Rimat” janë në origjinë të rrymës intime të poezisë të frymëzuar nga Heinrih Heine (Hajnrih Hajne), e cila iu kundërvu retorikës pompoze të poetëve të mëparshëm romantikë.

Themeluesi i letërsisë moderne spanjolle

Edhe pse famën e mori falë vargjeve, proza ​​e tij është gjithashtu e mrekullueshme. Në “Legjendat”, ai e magjeps lexuesin, duke i treguar një botë fantastike. Nuk u përpoq të linte pas mësimet morale, as t’i qëndronte logjikës, por si autor romantik i dha liri imagjinatës dhe ndjenjave të tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult