“Hajde Gjyle, mori mollë, nuk të la pa t’shti në dorë”, dëgjojeni të kënduar nga Ibrahim Tukiqi

Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga artisti i popullit Ibrahim Tukiqi këngën e njohur “Hajde Gjyle”:

Teksti:

Tuj mendu më kap mërzia,
Ah ç’mi more ment e mia!

Hajde Gjyle… beja Gjyle,
E hollë, e gjatë, e kuqe, si mollë,
Heeej… pse s’flet moj me gojë, hej -hej .

Hajde Gjyle, mori mollë,
Nuk të la pa t’shti në dorë,
Hajde Gjyle mori dush,
Për qukat që m’ke në gush’!

Ibrahim Tukiqi (Shkodër, 1926 – 2004) u lind në Shkodër. Studioi në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës në Rusi. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1957 u emërua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa interpretoi në shumë pjesë klasike, si “Kavaleria Rustikana”, “Nusja e shitur’, “Mrika”, “Pranvera”, “Madam Batërflaj” “Lulja e Kujtimit”. Pastaj në operën “Zgjimi”, Rigoleto, si dhe vitet e fundit të karrierës së tij ka kënduar në operat shqiptare “Goca e Kaçanikut”, “Borana”, etj.

Tukiqi njihet dhe për interpretimin e këngës popullore midis të cilave “Kenke nuri i bukurisë”, “Bishtalecat palë-palë”, “Hajde gjyle”, “Mic Sokoli”, etj.

Për aktivitetet e tij, Ibrahim Tukiqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm siç mund të përmendim çmimin e dytë në Festivalin e Rinisë në Bukuresht të Rumanisë, në vitin 1953. Diplomën për festivalin e Vjenës në Austri në vitin 1958. Ka marrë titujt Artist i Merituar në 1951 dhe Artisti i Popullit, në vitin 1985.

ObserverKult

Kliko edhe:

IBRAHIM TUKIQI: O MOJ E VOGËL SI FLORIRI (TEKSTI DHE KËNGA)