Kënga “Kafe, llafe” e interpretuar nga Irma Libohova u shkrua nga vet Irma, ndërsa u orkestrua nga Genti Lako.
Ju ftojmë ta ndiqni:
Hajde zemër bashkë të rrimë,
një kafe të dy ta pimë,
e t’i themi hallet tona.
Hajde zemër bashkë të rrimë,
një kafe të dy ta pimë,
ti moj kafe vlen miliona.
Bota hallin tim e di,
lugë, pirunj sa kam në shpi,
Përreth teje, moj kafe
hallet e botës, i qajmë ne.
Eh, sa shije më ke moj kafe
përreth teje, mal me llafe
Kur mbarojmë llafet, janë tretur
Ama, shija jote më ka mbetur.
Me sheqer, pa sheqer
jepni kafe, bëni nder
Me sheqer, pa sheqer,
dhe dy kafe, s´bëjnë qeder..
Kryefjalë e ditëve të mija
kafellafe dhe shoqëria…
kur mbarojmë llafet janë tretur
ama, shija jote më ka mbetur…
eh, sa shije…
ObserverKult
Lexo edhe:
JU KUJTOHET IRMA LIBOHOVA ME: “MË DHE DRITË NGA SYRI YT…” (TEKSTI DHE KËNGA)
Kënga “Më dhe dritë nga syri yt” e kënduar nga Irma Libohova, për herë të parë u interpretua në edicionin e 18-të të festivalit të RTSH-së, me tekst të Arben Dukës dhe muzikë të Agim Krajkës.
Kaltëron ky qielli ynë
I qeshur vendi me lastare e gjeth
është veshur plot me fllad edhe me erë
Pranverë, o mbi pranverë
Moj pranverë e vendit tim
Ke ngritur shtatin dhe mendimin tonë
Ke rritur linde ti atë nëntor
Binjake me lirinë
Ti më dhe gjak nga gjaku yt të jetoj,
Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj,
Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj,
Ndaj gjer në shekuj të dashuroj
Gjer në qiell të jehojë
Gjithë bota këngën time ta dëgjojë
Sa e lumtur jam o që jetoj e punoj
Në këtë pranverë
Kaltëron ky qielli ynë
I qeshur vendi me lastare e gjeth
është veshur plot me fllad edhe me erë
Pranverë, o mbi pranverë
Ti më dhe gjak nga gjaku yt të jetoj,
Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj,
Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj,
Ndaj gjer në shekuj të dashuroj
Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni dhe shikoni KËTU:
ObserverKult