Hajnri Hajne: Kush brengën e madhe ka njohur…


Sa herë n’udhën tënde
Mëngjeseve ndodh që kaloj,
Gëzohem, o zoçkëz e dashur,
Kur ty në dritare shikoj.

I dhembshur e krejt i pafajshëm,
Vështrimi i syve të tu
“Ç’je ti, o i huaj, më pyet,
Dhe pse heq e vuan kështu?”

Poet jam, o foshnjëz, i njohur
Në kombin tim gjerman:
Kush njeh midis nesh më të mirët,
Patjetër prej tyre s’më ndan.

Si unë, edhe shumë të tjerë
Atje heqin keq dhe zi.
Kush brengën e madhe ka njohur,
Patjetër që dhëmbjen ma di!

Ppërktheu: Jorgo Bllaci