Poezi nga Hajnrih Hajne
Mos u frikëso shpirt i bukur,
sigurisht ty të mbroj unë
mos ki frikë, nuk na rrëmbejnë
derën do ta mbyll më shumë
Pavarësisht se era fryn
si të ishte një e marrë,
nuk na rrezikon shtëpinë;
fikim llambën, shmangim zjarrë
Gjithashtu, lejomë të t’hedh
krahun tim rreth qafës sate
se i ftohti të mbërthen
shall rreth vetes po nuk pate!
*Titulli i origjinalit: “Angjelikë”
Përktheu: Juliana Vogli
——————-
Lexo edhe:
GUSTAVO ADOLFO BECQUER, ROMANTIKU I FRYMËZUAR NGA HAJNE
Gustavo Adolfo Becquer, përfaqësuesi më i madh i romantizmit spanjoll, është shumë më tepër se një klasik.
Jeta e tij, krijimtaria e tij, vargjet e tij prekëse, ndikimet e tij magjike dhe bukuria e hijshme e veprave të tij, kanë pushtuar imagjinatën e miliona njerëzve për shekuj me radhë. Shkrimtari, dramaturgu dhe poeti romantik, Gustavo Adolfo Becquer konsiderohet themeluesi i lirikës moderne spanjolle. Dashuria për një këngëtare e bëri atë të shkruante “Rimat”, të cilave u detyrohet famën letrare.
“Rimat” janë në origjinë të rrymës intime të poezisë të frymëzuar nga Heinrih Heine (Hajnrih Hajne), e cila iu kundërvu retorikës pompoze të poetëve të mëparshëm romantikë…
Themeluesi i letërsisë moderne spanjolle
Edhe pse famën e mori falë vargjeve, proza e tij është gjithashtu e mrekullueshme. Në “Legjendat”, ai e magjeps lexuesin, duke i treguar një botë fantastike. Nuk u përpoq të linte pas mësimet morale, as t’i qëndronte logjikës, por si autor romantik i dha liri imagjinatës dhe ndjenjave të tij.
Disa tekste i përkasin zhanrit gotik ose zhanrit triller, disa janë poezi të vërteta, të shkruara në prozë. Të tjerët janë histori aventureske, ku shihet qartë admirimi për natyrën dhe peisazhet kastijane…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult