Hajnrih Hajne: Veç ajo di për dhimbjen time…

Ishin të dy kaq shumë të dashuruar, vidhte ai, ajo i bëntë roje nëpër natë, shpikte ai zullume e ajo e lumturuar, e shtrirë në këmb’t e tij, bënte gallatë, vetëm gallatë.

(Und wussten’s die Blumen, die kleinen)*

Dhe sikur lulet e vogla të dinin sa thellë është plagosur zemra ime-do të qanin bashkë me mua-që të më shëronin dhembjen.
    Dhe sikur bilbilat të dinin-sa i trishtuar e sa i sëmurë jam-do të tingëllonin me gëzim-këngë ngushëllore.
    Dhe sikur dhembjen time-ta dinin yjëzat e artë,-do të vinin nga lartësia e tyre-e do të më flisnin për ngushëllim.
    Të gjithë ata s’e dinë,- veç një e di dhembjen time:-
Ajo vetë ma grisi-ma grisi zemrën.

(“Libri i Këngëve”-Intermexo lirike)

Përktheu: Faik Konica

Përgatiti: ObserverKult

—————-

LEXO EDHE:

Hajnrih Hajne: O, mbamë fort, e dashur!