Hajriz Sejdiu: Koha e papjekun

Due me ardhë, po koha m’shket
si ranë nder gishta, si erë nder fjolla.
Me ni copë dielli n’pellambë
i dogja sytë e mallit,
e u nisa –
atje ku rrezet harrojnë me le,
ku veç hana e verdhë si kujtimi,
t’shtegton nder rrudha t’shpirtit.

Kam me ardhë me lypë falje,
për shekullin që e shkova kot,
për kohën që e hangra t’papjekun,
si ni pemë e këputun para vjeshtës,
si ni porosi që u fik n’gjysë t’udhës.

E ndoshta nata i ka shly gjurmat,
ndoshta pritja asht kthye n’dritë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRIZ SEJDIU: HEROI