Haki Misini mbetet një nga zërat më të mirë të muzikës rok në Kosovë. Të gjithë e besuan që zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohej edhe për shumë vite, por atë e ndalën forcat serbe.
Haki Misini u vra vetëm pak orë para se të nënshkruhej marrëveshja për bombardimet e NATO-s dhe kjo ishte dhimbja më e madhe.
Misini atë kohë vepronte në grupin MAK, ku gjithashtu një tjetër anëtar i grupit, Mehmet Tupella u vra gjatë luftës duke bërë kështu që zëri i këtij grupi tashmë të dëgjohet vetëm përmes këngëve të tyre që kanë mbetur pjesë e historisë së muzikës kosovare.
Në vazhdim ua sjellim tekstin e këngës “Ndarje pa fjalë” të kënduar nga Haki Misini dhe grupi MAK
Më kujtohen ato çaste me ty,
m’ledhatoje, oh me plot zbothi.
më kujtoje pa thënë asnjë fjalë,
gjersa shpirtërat tonë, po bëhen varrë.
Unë të kërkoj në ëndërr,
por nuk të gjej,
dashuria më ka kapluar,
nuk mund të mbetem kështu,
veten ta ndjej,
ti për mu je yll i pashuar.
Kur u ndamë ne,
ta pashë një lot në sy,
gjithnjë ngadalë,
sikur thoshte rri,
ma dhe dorën pa thënë,
asnjë fjalë,
unë mendoja do të të harrojë.
E përgatiti: A.S./ ObserverKult
Lexo edhe:
ANITA BITRI: DUA QË TA MBAJË SEKRET (KËNGA DHE TEKSTI)
Kishe vënë prapë tek adresa,
veç germën e parë
Pas një germe plot kuptim,
kot fshihesh more djalë.
Më shohin mua shoqet, me dyshim
Ato s’të njohin, emrin jo s’ta dinë
Dua që ta mbaj sekret, por mundohem kot
Lulet ngjyrën, yllit dritën,
nuk ia fshehin dot.
Tekstin e plotë dhe këngën e gjeni KËTU