Hakmarrja vjen nga dobësia e shpirtit, që nuk është e aftë të pranojë padrejtësitë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për padrejtësinë:

Ku ligjet janë më shumë, padrejtësitë janë më të mëdha./ Agesilaus II

Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron./ Mark Aureli

Nuk ekziston shoqëri mbi tokë që të mos ketë pabarazi dhe padrejtësi./ Paul Claudel

Kur pëson një padrejtësi ke një qëllim më tepër në jetë./ Eric Hoffer

Kur një shtet është goditur nga një padrejtësi e madhe, pranon një padrejtësi më të vogël sikur të ishte një privilegj./ Jane Welsh Carlyle

Hakmarrja vjen nga dobësia e shpirtit, që nuk është e aftë të pranojë padrejtësitë./ Marguerite de La Sabliere

Një padrejtësi diku është një padrejtësi gjithkund./ Samuel Johnson

ObserverKult