Me e gabue vdekjen. Dredhia
Lëshoje njat gur brincak
e t’madh sa bota Sizif vëllaçko
Lë të rrokulliset rreth e përqark
sipas teorisë së randesës
As mos e shty ma mos ec teposhtëzes bashk më të
(sepse është ecje e zbrazët)
dikush po tallet me ty mileniumeve
Mbaja manash bani lak, plako
kënaqu në pijetore
shkruej vjersha
për dashtuni të mëdha
Se vetëm ato mbesin
Sa të ketë gravitet…
Herdokur
me râ po se po
E kur të soset e sheh qysh rrudhet bota
për faqe t’zezë e të qamet e saj t’zanë
e t’ndrydhin si pleshtin
bashkë me fjalët e hinin e tyne…
Asgjâ s’ka mâ
Pas fundit të gjuhës.