Halil Matoshi: Çka bân ni nânë?

Krijon jetën.
Masanej bân gjithçka tjetër
Që ka aromë.

Nâna maron shkallë zemre deri n’hanë
Me hypë na thmia me pâ mbi dhé

Ni ditë na marojmë ni vorr
(që kurrë s’kishim guxue me e menue)
Me zbritë nâna nër dhé

frika se vdes nâna asht mizore për çdo fëmijë
dhe burra t’dheut
Të tanë rënkojnë Oh nânë…

Nâna, ajo na shfaqet n’andërr
përherë me t’bardha veshun.
dëfton zi!?

Marrim frymë lirisht mjeseve
Me frymën e nânës
Ose rënkojmë!???

ObserverKult