reklamë

Hallva, pse dhe kur gatuhet te shqiptarët?

Hallva është një prej ëmbëlsirave më të popullarizuara edhe tek shqiptarët.
Fjala Hallvë apo “helva”, rrjedh nga gjuha arabe që do të thotë e ëmbël.

Por kjo nuk do të thotë se edhe origjina e ëmbëlsirës është nga Arabia. Deri në shekullin e 18-të në Perandorinë Osmane të gjitha ëmbëlsirat quheshin helvas.

Pra hallva mendohet se për herë të parë është përgatitur në Perandorinë Osmane. Gatuhej nga të gjitha shtresat e popullsisë, për raste të ndryshme, veçanërisht për Netët e Mëdha të Fesë islame.

Tradicionalisht hallva është gatuar kur një person i caktuar i shpëton ndonjë fatkeqësie.

Por, përveç këtyre rasteve hallva përdoret edhe për shpirtin e të vdekurit. Sipas traditave të vjetra turke, besohet se aroma e lëshuar gjatë pjekjes shkon te shpirti i të vdekurit. Aroma ushqen shpirtin e të vdekurit dhe vetë hallva ushqen pjesën tjetër.

Hallva po ashtu gatuhet me idenë që të vdekurit t’i lehtësohet mundimi i varrit.

Tradita e përgatitjes së hallvës pas vdekjes si ngushëllim për të ndjerin është një traditë e lashtë turke.

Tek muslimanët preferohet që të gatuhet hallvë Natën e Kadrit, por edhe për ato që quhen Net të Mëdha.

Hallva ndahet me njerëzit e tjerë, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më.

ObserverKult


ballokumeve

Lexo edhe:

ZONJAT NGA ELBASANI TREGOJNË SEKRETIN E BALLOKUMEVE

Sa herë vjen Dita e Verës, tregjet shqiptare mbushen me Ballokumet e Elbasanit. Shumë zonja vazhdojnë t’i përgatisin vetë në shtëpi, vit pas viti, por sekretet i dinë vetëm ato nga Elbasani.

Këto sekrete i ka treguar Dasha Sejdini, për gazetën Shekulli. Intervista është dhënë dy vjet më parë, por tradita është shumë më e vjetër dhe receta mbetet gjithmonë ajo.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult