Ky popull hesht kur e ofendojnë, kur e poshtërojnë, kur e shtyjnë, kur e shajnë…

Nga Hamdi Skeja

Një popull si ky i yni që ushqehet me lugë bosh, që jeton me stomak bosh, ky popull që ndjekin telenovela, që nuk u revoltuan kurrë për asgjë.

Ky popull merr lekë borxh për të marr ushqimet, për të paguar celularin, televizorin, qeranë e shtëpisë, faturat e OSHEE-s, ujit të pijshëm që nuk pihet. Madje edhe këstin e kredisë.

Ky popull që paguan taksa dhe nuk merr shërbim, as në rend, as në arsim, as në shëndetësi.

Një popull si ky yni, krenar por të dhje*ë që bën shqiponjën me duar kudo, patriota fallco sigurisht, madje e tregojnë patriotin fallco edhe në WC. Ky popull që jeton në Shqipëri, në Shqipërinë që e kam thënë “spital i madh psikiatrik “.

Ky popull që hesht kur e ofendojnë, kur e poshtërojnë, kur e shtyjnë, kur shajnë me listë shtëpie, kur i kërkojnë para në dyert e spitaleve për ti dhënë shërbimin ( edhe pse është epiteti i llumtë “shëndetësia falas”) heshtin për të gjitha. Heshtin dhe pajtohen me shtypjen, me përbuzjen!

Një popull si i yni, që ndjek përputhen, që ndjek Gjeniu i vogël, që ndjek Love story, që ndjek Big Brother, emisione degjenerimi, ama janë aty, me ta, i mbështesin, i votojnë me para, zihen e shahen nëpër komente për admiruesit e tyre, për ata që quhen VIP vetëm pse kanë bërë operime plastike, dhe asgjë.

Quhen VIP vetëm se një dreq e merr vesh se çfarë ndikimi kanë në ketë vend!

Është po ky popull, ky që vriten me komshiun për fushata elektorale, vriten për “pse me shikon “, rrihen dhe vriten pse i shanë të shamin.

Ama nëse një pakicë që një Zot e di pse kemi mbetur këtu, bën një denoncim, aty nuk ndihen, nëse i çjerr maskën një pushtetari bëjnë sikur nuk e kanë lexuar.

Një popull si ky i yni që as hasmit nuk ja uroj, nuk e hapën kurrë gojën për vjedhjet që bëjnë pushtetarët, që na vrasin çdo ditë, në rrugë, në rrugicë, në market, në rajon policie, në doganë, në spital, e po ky popull vazhdon të hesht.

Sinqerisht, akoma nuk e kam kuptuar se çfarë morfine na kanë hedhur që heshtim.

Edhe një apo dhjetë njerëz që flasin, që nuk pajtohen dot me këtë sistem m*ti, edhe aty këto admiruesit e dëgjenerimit futen dhe të sulmojnë, “u bë ky me na dhënë mend”.

Unë akoma nuk kam kuptuar se a ndjejnë dhimbje dhe trishtim për ikjen e njerëzve nga ky vend vetëm se nuk ja dolën dot ?!

Njerëzit që përzuri pushteti, njerëzit e krahut të punës, por edhe njerëzit e dijes?!

Këtu njerëzit e artit, kulturës, librave nuk janë asgjë. Ama njerëzit që kanë bërë b*thë dhe buzë me plastikë, janë në majën e vëmendjes!

Për ta mbyllur, se nuk dua t’ju lodh, kam një pyetje shumë të sinqertë:

-Sa është doza e morfinës që ky popull ka gëlltitur?!

(Titulli origjinal: Një popull si ky i yni! )

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORJA SHQIPTARE: BIG BROTHER MË KA LËNË ME PASOJA…

Monika Lubonja, përveç se një aktore me karrierë të suksesshme, është komentuar për eksperiencën e saj në reality show Big Brother VIP.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ajo tregoi se si e përjetoi daljen nga formati.

“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult