Hapen thesaret, mbi 7000 foto nga koleksionet historike, studiuesi shqiptar zbulon “sekretet”

Studiuesi dhe historiani, Rubens Shima ka realizuar një projekt me trashëgiminë fotografike shqiptare, të cilën e ka quajtur “Fototeka”.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se pjesë e projektit janë mbi 7 mijë fotografi të digjitalizuara. Sakaq, Shima ka treguar edhe vështirësitë e procesit të digjitalizimit, më konkretisht te imazhet e dëmtuara.

“Ka qenë e vështirë se ato vijnë në një larmi formash, nga versionet më të hershme të kartvizitës, që është një fotografi e vogël e fundshekullit të 11, për të vazhduar te pllakat e xhamit, për të vazhduar te filmat.

Me të gjitha këto, është marr stafi, janë arkivuar, janë digjitalizuar, pastaj është përgatitur skeda teknike e tyre.

Ky është një projekt që ka një shtrirje të gjatë, fillon para 10 vitesh me grumbullimin e materialit dhe sot ne ishim gati për t’i shfaqur.

Punë shumë e gjatë, por procesi i digjitalizimit në këtë fazë të rreth 7500 imazhe ka marr rreth 1 vit e gjysmë kohë.

Procesi i digjitalizimit ka një gjë të mirë, se mund të digjitalizoni edhe fotot e dëmtuara.

P.sh., pllakat e xhamit të cilat janë të thyera, mund të bashkohen dhe mund të përftohet imazhi dhe pastaj përmes një restaurimi digjital apo qepje digjitale ato mund të përftojnë imazhin siç ka qenë.

Në imazhet origjinale ne nuk kemi ndërhyrë aspak, në versionin digjital kemi bërë shumë pak ndërhyrje, ndonjë pastrim i lehtë për ato që ishin kryesisht në pllaka”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“FOTOTEKA”, HAP “DYERT” MUZEU VIRTUAL ME MBI 7 MIJË IMAZHE

Muzeu virtual “Fototeka” ka hapur ‘dyert’ për të pasionuarit pas fotografisë.

Në këtë muzeu virtual publikohet trashëgimia fotografike në territoret shqiptare nga fundi i shekullit XIX deri në fund të regjimit totalitar.

Në këtë muze pasqyrohen mbi 7000 imazhe të ndarë në 7 periudha historike, shkrepur nga dhjetëra fotografë, kryesisht të juglindjes së Shqipërisë, ku shpaloset më shumë se një shekull histori.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti tha se “me mbështetjen e Ministrisë të cilën e udhëheqë, me kontributin e koleksionistëve privatë, Fondacioni “Art & Histori” hapet një dritare ku mund të zbuloni imazhe që nuk i keni ndeshur kurrë më parë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult