Hapet Festivali i Stripit dhe Karikaturës në Prizren

Festivai i stripit dhe karikaturës në Prizren, këtë vit mbahet OnLine dhe me ekspozitë.

Strip festivali më i vjetër në Kosovë që mbahet në qytetin e vjetër kulturor Prizreni, do të mbahet më datat 15-18 Tetor 2020.
Përkundër vështërsive nga Covid-19 festivali këtë vit theu rekordin e aplikuesve që dërguan punimet e tyre.
Aty u paraqitën 1147 artistë nga 71 vende me më shumë se 10.000 punime të stripit dhe karikaturës.

Lufta kundër një virusi mbarëbotëror i vuri organizatorët në dilemë se si do të zbatohet vijimi i festivalit, të bëhet online ose të shtyhet për vitin e ardhshëm, por arritja e aq shumë punimeve bëri që ta marrin vendimin e organizimit të festivalit në formatin online.