Ju ftojmë ta ndiqni këngën ‘Hapi sytë e zezë’ e kënduar nga grupi “Gjurmët”:
Hapi sytë e zezë o moj
O hap, o hapi sytë e zezë…
Hap o hapi sytë e zezë o moj
Të moj të na çel behar
Hap o hapi sytë e zezë o moj
Hap o hapi sytë e zezë
Rrezët kthehen syve tu
E ma ndrisin shpresën mua
Rrezët kthehen n’sytë tu
E ma kallin datën mua
Rrezët në sytë e tu të zezë
Rrezët kthehen n’sytë tu
E ma tregojnë diellin mua
Rrezët kthehen n’sytë tu
E më bëjnë të të dua
Rrezët në sytë e tu të zezë
Hapi sytë e zezë
O së të paskan hije
Rrezët kthehen në sytë e ty
O në sytë e zi
Hapi sytë e zezë
O se të paskan hije
Rrezët kthehen në sytë e tu
O në sytë e zi…
ObserverKult
Lexo edhe:
“ERA”, KËNGË E PAHARRUAR NGA GRUPI I MIRËNJOHUR, “GJURMËT (TEKSTI DHE VIDEO)
Gjurmët janë grup i njohur nga Kosova i muzikës rock. Grupi është formuar në vitin 1981 ne Prishtinë dhe ka qenë aktiv deri në vitin 1988. Grupi kishte pesë anëtarë. Vokalisti i grupit ishte Migjen Kelmendi, tani gazetar dhe publicist i njohur.
Në vitin 1984, Gjurmet publikojnë albumin “Gjurmët”.
Në vitin 1988, Gjurmët publikojnë albumin “Gjurmet 1982-1988”.
Në vitin 2002, Gjurmët publikojnë albumin “Lp”, një përmbledhje e këngëve të tyre me incizim të lartë dhe shkrime retrospektive të Kelmendit për kohën e funksionimit të grupit.
Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Më datë 28 dhjetor 2015, Mc Kresha publikon videoklipin “Era”, në bashkëpunim me Gjurmët. Me këtë këngë, Mc Kresha u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016), Top Music Awards 2016 (2016)
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult