Në Beat hotelin e vjetër
Ata e hanin Drekën Lakuriq
Me çdo ushqim psikodelik
Duke rrufitur ponç meskaline.
Oh, vërtet, dua dhomë
Ku kanë banuar bitnikët.
Gjithmonë mund të fusje n’dorë diç
Në Beat hotelin e vjetër.
Një kuçedër ruan derën –
Flokëverdha Madame Rachou –
Dhe e lejon urtakun, kullerin, lugatin
Dhe të bukurin të futen.
Vashat suedeze me qirinj që flakërojnë
Në flokët e tyre të verdha
Këndojnë këngë Krishtlindjesh lart mbi
Shkallët gjarpëruese.
Broçkulla briliante dhe gjeniale
Na i trazojnë mendjet,
Copëtojmë gjitha fjalët dhe librat tanë,
I bëjmë kolazh kënaqësitë dhe dhembjet tona.
Oh. Le ta kthejmë mbrapa orën me qyqe,
Ta vizitojmë Gay Paree,
Ta gjejmë rrugën e mesjetës
Të cilën çdo vashë dhe djalë do të duhej ta shihte.
Rruga karakteristike e çuditshme e vjetër dhe e kreshkët
Që e ka bërë historinë e bitit,
Aty ku shtrihet zemra, rue Git le Coeur,
Shumë përpara teje dhe meje,
Ata e kanë prishur çdo dysheme dhe e kanë
Ndërtuar një hotel luksoz të klasës së parë.
Nuk është më ashtu siç ka qenë, s’ka më
Beat Hotel të vjetër e të ndyrë
Afër Bulevardit St. Michel gjethedendur dhe
Të dashur ku çdonjëri ishte kull,
Oh përnjëmend, ka ikur me gjenitë.
Lamtumirë Beat Hotel i vjetër.
Paris, rreth vitit 1960
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: MOLLOK SHKËMBI
Nina ishte më e zorshmja ndër
të gjithat,
zoçka më e tukeqtë të cilën e kam njohur
deri në atë çast
dhe derisa rrija ashtu përballë
tv tim bardhë e zi
që e pata blerë në dyqanin e gjërave të përdorura
e shikoja lajme
kur dëgjova një
zë të dyshimtë
nga kuzhina
dhe vrapova atje…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU