
Poezi nga Havzi Nela
Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë poeti zemërzjarrtë.
Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai urrej miz orin”
Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”
Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuejtje e dërmoi
Thoni se ka mbrojtë të drejtën
Grusht tir anësh nuk duroi.
Thoni, desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim.
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim.
Thoni, dritën ai kërkoi
E vet’ dritë nuk pa me sy,
Thoni: për njerëzinë këndoi
E për vete mbajti zi!
Thoni se e qorroi terri
Thoni: dielli nuk e ngrohu,
Thoni se e trishtoi tmerri,
Ai të shtypunit i tha: çohu!
Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nisë me këndue,
Mbi vorrin tim me gur’ e ferra
Nji tufë lule me ma lëshue.
Prekni vorrin, mos nguroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur ta ngushëlloni
Thoni: “Gjallë kërkush s’ka mbetë”.
*Titulli i origjinalit: “Kur të vdes”
ObserverKult
Lexo edhe:
SI I SHPËTOI ATENTATIT POETI HAVZI NELA, NJË NDËR ORGANIZATORËT E ‘REVOLTËS SË SPAÇIT’
Nga Florin Zymberaj
Revolta e të revoltuarëve
Urrejtja e akumuluar në kampin e shfarosjes së Spaçit shpërtheu si “vullkan” më 21 maj 1973. Kjo pas refuzimit të ushqimit dhe derdhja e kazaneve me gjellë nga ana e të burgosurve politikë. E quajnë kamp i shfarosjes, pasi Spaçi ndodhet në fundin e një grope dhe ku lart shihet vetëm qielli dhe asgjë tjetër. Në këtë gropë jetonin qindra të burgosur politikë me vite të tëra. Të burgosurit, ishin thjesht dhe vetëm skllevër të galerive dhe vegla që merrnin frymë. Kjo revoltë në fillim nisi si një protestë nga të burgosurit kundër keqtrajtimit të shokut të tyre, Pal Gjergj Zefi në regjim biruce, e vazhdoi në një protestë që tronditi regjimin komunist.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU