Herman Hesse: Mbajëm për dore

herman hesse leon mirakaj mbajëm për dore

Mbajëm për dore kur dielli mas malit bjen
Kur rrezja e ditës shkimet e errsina
shket qells veshën e yjeve

Mbajëm rranzë veti kur me jetue s’muj
kët bot t’cungët
Ma mbaj dorën fort, e m’ço atje ku
koha shpi ma s’ka

Fort ma shtrëngo n’kët zgrip jete
e ndër ditët ku e hupun jes
K’ndoma kangën e yjeve,
t’zanave t’njitrajtshëm që kadal frymojnë

Shtrëngoma dorën fort para se i mbrapshti fat t’marrin prej teje
Për duersh mbajem e kurrë mos
m’lè me shkue.

Përktheu: Leon Mirakaj

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

LEON MIRAKAJ: I DASHURUEM JAM ME TY…

LEON MIRAKAJ: NUK DUA TË SHKOJ…