Hermann Hesse: Në mjegull

Hermann Hesse:
Hermann Hesse (1877 - 1962) / Getty Images

Poezi nga Hermann Hesse


Mister është shëtitja në mjegull
vetmitare çdo kaçubë, çdo gur
pemët s’e shohin dot njëra-tjetrën
i vetëm njeriu si mur.

Me miq ishte bota ime plot
kur ende jetoja në dritë
tani që mjegull bie, o Zot,
s’duket kush as natë e as ditë.

Të mos jetë askush aq i mençur
sa ta njohë në thelb errësirën,
që ashtu, pashmangshëm dhe heshtur,
krejt gjindjen e ndan me të mirën!?

Mister të shëtisësh në mjegull
kjo jetë qenka sall vetmi
askush nuk e njeh më tjetrin
fillikat je krejt, o njeri!

Gjethe e tharë

Çdo gonxhe frutin e lakmon
Dhe mbrëmjen, çdo agim
Përjetësia tokën s’e mëton
Nuk ka veç ikje, ka dhe ndryshim

Dishron dhe më e bukura verë
Të ndiejë vjeshtë, lule e ferra
O gjethe, ndalu pak njëherë
Kur me grabitje të josh era.

Mos u mbro, luaje kët’ lojë
Jepu erës që teptis
Lere veten krejt në paqe
Të të fryjë drejt shtëpisë.

Përktheu nga gjermanishtja: Anna Kove

ObserverKult

Lexo edhe:

TRE TIPAT E LEXUESVE SIPAS HERMANN HESSE

  1. Lexuesi që e përjeton librin thjesht si përmbajtje

Me raste, të gjithë lexojmë në mënyrë naive. Ky lloj lexuesi e konsumon librin ashtu siç konsumon ushqimin: ai ha dhe pi deri në ngopje. E njëjta gjë me librin. Ky lloj lexuesi, qoftë një fëmijë që lexon përralla me indianë, adoleshente që lexon novela romantike apo studentë filozofie, thjesht merr informacion. Ky lloj lexuesi është i lidhur me librin si kafsha me të zotin: libri drejton, lexuesi ndjek. Thelbi i librit pranohet objektivisht, me realizëm. Megjithatë, edhe në këtë grup ka lexues të rafinuar, sidomos sa i përket letërsisë artistike.

2. Imagjinuesi

Ai që zgjedh të ndjekë instinktin në vend të edukimit bëhet edhe një herë fëmijë dhe rrjedhimisht gjithçka që e rrethon merr formë tjetër: buka bëhet mal, i përshkuar tejpërtej nga tunele të thellë; shtrati bëhet… shpellë, kopsht, fushëbetejë… gjithçka që e lejon imagjinata. Ky është thelbi i tipit 2 të lexuesit. Ai është në gjendje të ndërtojnë historinë e tij ose të shtjellojë më tej atë që lexon. Për këtë lexues, as forma dhe as përmbajtja nuk janë aq të rëndësishme. Ai e di, ashtu si çdo fëmijë, se çdo objekt mund të ketë 10, 100… kuptime për mendjen. Në ndryshim nga lexuesi i parë, ky i dyti e ndjek librin jo si kafsha të zotin, por si gjuetari prenë.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU