Në Festivalin e Filmit Mostra në Sao Paolo në Brazil, edicioni i 47-të, do të shfaqet premiera e filmit “Silence of Sirens” (Heshtja e Sirenave).
Ky film me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, në kategorinë New Film Makers Competition, njofton Ministria e Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Filmi “Heshtja e Sirenave” mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës derisa duhet theksuar se është bashkëprodhuar nga Frame production, Ikonë Studio, Alva Film, Albasky Film, Skopje Film Studio, RTS Radio Télévision Suisse, In My Country Post Production.
Ndryshe, edicioni i 47-të i festivalit ndërkombëtar të filmit Sao Paulo në Brazil do të mbahet mes datave 19 tetor dhe 1 nëntor.
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA SHINASI A. RAMA: HESHTJA E THELLË RA MBI MUE…
Ju ftojmë të lexoni një buqetë poetike nga Shinasi A. Rama:
Heshtja e thellë ra mbi mue
Heshtja e thellë ra mbi mue, e pa pritun,
Ditën time vetmia ma mbështolli krejt,
Me sytë e mbyllur, si një gjarpën i uritun,
Përsillet me kufomën e qënies së pajetë.
Asgja njeriu s’i mbet vetmisë me e ruejtë.
Si gjarpni e din çka i vyen për mbijetim
Asgja njerëzore nuk i duhet as me vuejtë.
Për kujtimet, vetmia s’të shet mëshirim.
S’e prekin n’gjarp’nijsinë e saj vetminë,
Shkundja e flokëve n’kujtim, s’e prek aspak,
Gjallnia në sytë ma të bukur nuk e mbrrinë,
Në se ajo nuk e kthen gjithçka në farmak.
E në fund të fundit të kësaj ditë vetmie,
N’symbyllje, prapë unshëm nis m’u zvarritë,
Heshtja s’mbeti ma ajo çka mund t’ishte,
Sepse helmin për nesër e bani me këtë ditë.
Vetmia jeme erdhi me heshtje
Vetmia jeme erdhi, edhe pa emër, edhe e heshtun.
Asnjeri nuk e din si duhet me folë me dikë që s’asht.
Vetmia asht gjithçka mbeti, e dashtun, dhe e urrejtun,
Se s’ka as Askush që mundesh me e thirrë, me rast.
Nuk ka gërvima bravash e zhurma që lindin n’metale,
N’këtë qiell t’kthjellët ku shpendi endet me kureshtje
Pse s’gjen Askend kund, s’ka dyer, as adresë e dritare,
Por vetmia ka ardhë, e pa emër dhe me kaq heshtje.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult