Thënie për dashurinë/Hesse: Dashuria ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë…

ObserverKult ju sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”/ Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”/ Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”/ François de La Rochefoucauld

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshiron tonë për të qenë komplet.”/ Plato

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”/ Herman Hesse

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”/ Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.”/ Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”/ Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndrrat e juaja.”/ Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”/ Ernest Hemingway

ObserverKult

———-

Lexo edhe:

ADEM DEMAÇI: VIZITA E PAPRITUR E NËNËS SIME…