Hesse: Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë…

nuk kam vdekur herman hesse

Hermann Hesse (1877 – 1962) është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet.

Hermann Hesse

Kësaj radhe Hesse-n do t’ua sjellim përmes disa thënieve:

Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë.

Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë.

Si të gjitha vlerat e vërteta, dashuria nuk mund të blihet.

Çfarë do të ishte dashuria pa rrezikun?

Edhe një orë e ndalur shënon orën e saktë dy herë në ditë.

Në natyrë nuk ka asgjë aq të pabesë, të egër dhe mizore, sa njeriu.

Nëse kemi frikë dikë, njohim tek ai një forcë mbi ne.

Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.

Për të gjithë, edhe për më fatlumët, dashuria fillon me një dështim.

Dashuria është dëshirë e urtësuar. Dashuria nuk dëshiron të ketë, dëshiron vetëm të dojë.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

CASANOVA: ËSHTË FATKEQËSI KUR SHEFIN E KE BUDALLA!

Në vitin 1725 në Venedik, lindi Giacomo Casanova, shkrimtar italian, aventurier.

Casanova ishte aq i njohur për aventura dashurie sa emri i tij edhe sot është sinonim i njeriut të dhënë pas qejfit e grave.

Casanova kishte lidhje me familje mbretërore evropiane, papë e kardinalë. Kishte dhe shoqëri të ngushtë me njerëz të shquar si Volter, Gëte dhe Mozart. Vdiq më 4 qershor 1798 në Bohemi (Republika Çeke)…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU