Hesse: U dashurova dy herë dhe nuk kam vdekur…

Hermann Hesse

Gjallë apo vdekur, si del nga një dashuri e humbur?

Ka shumë thënie për dashurinë, e edhe për ate të humburën, zhgënjyesen, shkëputur nga libra autorësh të mëdhenj që qarkullojnë pastaj në rrjet duke u bërë virale.

E tillë është edhe kjo thënie e shkrimtarit Herman Hesse:

nuk kam vdekur herman hesse

“Ja pra, më shiko mua: Jam dashuruar dy herë në jetën time, por seriozisht; në të dy herët isha i sigurt se do vazhdonte deri në vdekje dhe në të dy herët mbaroi dhe unë nuk kam vdekur.”

ObserverKult

ROBERTO BENIGNI: NËSE NUK ËNDËRROJMË, KEMI VDEKUR!

jeta vdekur eshte e bukur la vita e bella

Roberto Benigni

“… Asgjё nuk ёshtё mё shkencore sesa fantazia. Nёse mbyllim dyert e ёndrrave, ndërkohë kemi vdekur. Nuk ёshtё se pёrrallat u tregohen fёmijёve sepse ekzistojnё dragonjtё.

Jo! Fёmijёt e dinё vetё qё ekzistojnё dragonjtё. Por ama, pёrrallat u thonё fёmijёve se dragonjtё mund tё mposhten. Dhe kjo ёshtё gjёja më e mrekullueshme!…”

ObserverKult

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: BABAI I KISHTE VDEKUR, NËNA KISHTE IKUR NGA SHTËPIA E AJO…

Bukowski vdekur për dashurinë, proze Bukowski kushtuar dashurinë

Kesi ishte më e reja dhe më e bukura e 5 motrave. Kesi ishte vajza më e bukur në të gjithë qytetin. Gjysmëindiane, kishte një trup çuditërisht të hedhur, të zjarrtë, ishte si gjarpër, me dy sy që flisnin. Kesi ishte zjarr i lëngshëm në lëvizje. Ishte si një shpirt i mbërthyer në një kallëp, që nuk arrinte ta përmbante atë. 

Flokët e gjatë kafe, flokët e mëndafshtë valëzonin dhe hepoheshin ashtu si valëzonte dhe hepohej trupi i saj. Nuk kishte rrugë të mesme për Kesin. Kishte edhe nga ata që thoshin se ishte e çmendur. Idiotët e thoshin këtë. 

Idiotët nuk mund ta kuptonin atë. Për njerëzit në përgjithësi ajo dukej një makinë qejfi, dhe prandaj nuk donte t’ia dinte, ishte apo nuk ishte ajo çmendur. Dhe Kesi kërcente, flirtonte, i linte meshkujt ta puthnin, por veç në raste të rralla, kur duhej të hynte në temë, ajo eklipsohej, ajo iu jepej meshkujve.

tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult