Hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë Kastriot Myftaraj

Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan BalkanWeb.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lexo edhe:

NDËRRON JETË NJË NGA BALERINAT E PARA SHQIPTARE, ESMA MULLA

Esma Mulla, një nga balerinat e para shqiptare të Baletit të Kosovës, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë me anë të një postimi të publikuar në Facebook.

MKRS shkruan se populli shqiptar ka humbur një artiste të madhe që kontribuoi shumë në art e kulturë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës. Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj. Ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“. Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi. Ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik! , njofton Ministria e Kulturës së Kosovës.

ObserverKult