Ndërron jetë një nga balerinat e para shqiptare, Esma Mulla

Esma Mulla, një nga balerinat e para shqiptare të Baletit të Kosovës, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë me anë të një postimi të publikuar në Facebook.

MKRS shkruan se populli shqiptar ka humbur një artiste të madhe që kontribuoi shumë në art e kulturë.

Ndahet nga jeta një nga balerinat e para shqiptare!

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës. Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“. Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi. Ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik! , njofton Ministria e Kulturës së Kosovës.

Ndahet nga jeta një nga balerinat e para shqiptare!

Lexo edhe:

NDËRROI JETË KOMPOZITORI I NJOHUR, KEN WILLIAMS

ObserverKult