Himni i Gjakovës/ Elektrizohet publiku, Ilir Shaqiri shpërthen në lot (VIDEO)

Shumë prej juve mund të ju kujtohet kënga “Yjet e Gjakovës” e këngëtarit Ilir Shaqiri, lansuar dy dekada më parë për nder të Ditës së Çlirimit të Gjakovës nga forcat serbe. “Yjet e Gjakovës”, ishte pjesë e albumit “Këngët e Përndritjes” së Ilir Shaqirit, publikuar në vitin 2001. Kënga u mirëprit dhe u pëlqye shumë nga publiku, duke u bërë një këngë identifikuese për qytetin e Gjakovës. Tashmë kjo këngë kosiderohet si himn i qytetit të Gjakovës.

Ndiqni pamjet kur Iir Shaqiri elektrizon Gjakovën. Mijëra tifozë këndojnë këngën e tij.

Artisti Ilir Shaqiri, e ka shkruajtur tekstin e po ashtu është kujdesur vet për muzikën. Në një prononcim për media Shaqiri tregon historinë e krijimit të kësaj kënge.
“Ishte ora 2:00 e mengjesit, dhe i telefonova artistit Zeqë Kuqi i cili u habit se çka ishte kjo telefonatë e vonë, me dyshimin se mund të isha i sëmurë apo diçka tjetër. I tregova se po punoj një këngë për Gjakovën dhe u konsultova sërish me te, nëse i kisha të saktë emrat e katër heronjve që përmenden në këngë. I jam mirënjohës Zeqës. Kam punuar atë natë me frymëzim, dhe në mëngjes kënga ishte gati”, ka theksuar Shaqiri.

“Unë kam shprehur ndjenjat e mia të sinqerta ashtu sikurse kishte me i shprehë secili shqiptarë që gjendet këtu, për ata djem, për ata yje të Gjakovës, dhe prej herës së parë që e kam kënduar këtë këngë publiku i Gjakovës, është ngritur në këmbë”, rrëfen Shaqiri.

Teksti i këngës:

Oooooooo hije t’paska emri,
Gjakovë lulja e gjakut,
Shqipja me dy krena, ooo je molla e bajrakut,
Shqipja me dy krena, ooo je molla e bajrakut.

Toka ndizej zjarr, mbillej po me plumba,
Paska djem Gjakova, trim si Përmet Vula,
Folët prap me yje n’dorë s’t’u dridh martina,
Yje rrite n’djepa, yll si Yll Morina.

Mbahu moj nanëloke, asnjëherë kokëulur,
Yjet e Gjakovës, Zoti i ka përkundur,
Mbahu moj nanëloke asnjëherë kokëulur,
Djepat e Gjakoves, Zoti i ka përkundur.

Oooooooo sa herë ta nxinë qiellin,
Tokës i dhe burra,
Djepat prap i mbushe, ooo,
Plot me Bajram Curra,
Djepat prap i mbushe ooo,
Plot me Bajram Curra.

Moj, Gjakove dardane,
Varre, male, gropa,
Do ta sjell lirinë, pisket Ilir Soba,
Paska djem si zana, yje përmbi kreshta,
Yje përkund nana yll si Elton Zherka.

Mbahu moj nanëloke, asnjëherë kokëulur,
Yjet e Gjakovës, Zoti i ka përkundur,
Mbahu moj nanëloke asnjëherë kokëulur,
Djepat e Gjakoves, Zoti i ka përkundur.

Dëgjojeni këngën:

ObserverKult

Kliko edhe:

LIBRI ME POEZI I DONIKA DABISHEVCIT BOTOHET NË ÇEKI/ POEZITË FLASIN NË ESPERANTO