Një vepër arti e Banksy-t është hequr nga muri i një ndërtese në Nottingham dhe i është shitur një koleksionisti.
Murali, i cili paraqet një vajzë duke luajtur me një gomë biçiklete, u shfaq në një rrugë banimi në tetor.
“Pllaka me tulla” është parë duke u prerë nga muri në Rothesay Avenue në ora 05:00. Njëri prej banorëve Dan Golstein tha se punëtorët ishin “duke shpuar në mur” në orët e para. Poashtu e pa veprën artistike duke u ngarkuar në pjesën e pasme të një furgoni, raporton “BBC”, transmeton “zeri.info”.
John Brandler pronari i galerisë i tha BBC-së se ai pagoi një “shumë prej gjashtë shifrash” për punimin. Donte të ndihmonte në ruajtjen e tij, si dhe ta vendoste atë në ekspozitë.
Brandler tha se punëtorët ishin pjesë e një “kompanie shumë të specializuar” e cila kishte hequr vepra të Banksyt edhe më parë.
Ai shtoi se tani po e dërgon atë në Skoci për t’u restauruar. Koleksionisti zotëron një numër të veprave të artistit të pakapshëm, duke përfshirë “Seasons Greetings”. Të cilat ai i bleu nga një garazh në Port Talbot në 2019.
LEXO EDHE: Grafiti i ri i Banskyt- infermierja superheroinë
Ai pretendoi se e kishte ruajtur veprën artistike të Nottinghamit “me kohë” para se lagështia të shkaktonte dëmtime. Të vendosur nga Këshilli i Qytetit të Nottinghamit.
“Nëse vendosni xham plastike mbi një fotografi, lagështia futet në murin me tulla dhe nuk mund të dalë – sepse muri duhet të marrë frymë”, tha ai.
“Nëse nuk do ta kisha blerë dhe hequr atë, për dy vjet nuk do të kishte pasur fare një Banksy atje”.