Histori: Kur shënjestra është kultura

Përgjatë të gjithë historisë, kultura ka qenë objekt i sulmeve. Siç ka thënë dikur historiani çek Milan Hubl: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është fshirja e kujtesës së tij. Shkatërrimi i librave, kulturës, historisë. Pastaj dikush duhet të shkruajë libra të rinj, të prodhojë në kulturë të re, të sajojë një histori të re. Pa kaluar shumë kohë, kombi do të fillojë të harrojë se cili është dhe cili ishte. Bota përreth tij do të harrojë edhe më shpejt”

Dhruti Shah

Ngjarjet e 10 majit 1933 – kur studentë gjermanë u mblodhën në Berlin dhe gjetkë për të shkatërruar më shumë se 20 mijë vëllime të veprave që konsideroheshin “jogjermane” – përfaqësonin jo thjeshtë një sulm fizik ndaj librave, por një sulm ideologjik prej regjimit nazist.

Teksa veprat e Ernest Hemingwayt, Helen Kellerit, Sigmund Freudit dhe Albert Einsteinit ishin disa prej atyre të dënuara me flakë, ministri i propagandës Joseph Goebbels deklaronte: “Epokës së intelektualizmit ekstrem të hebrenjve tashmë i ka ardhur fundi…”.

Megjithatë, veprimet e atyre që ishin të pranishëm nuk qenë unikë. Përgjatë të gjithë historisë, kultura ka qenë objekt i sulmeve. Si ka thënë dikur historiani çek Milan Hubl: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është fshirja e kujtesës së tij. Shkatërrimi i librave, kulturës, historisë. Pastaj dikush duhet të shkruajë libra të rinj, të prodhojë në kulturë të re, të sajojë një histori të re. Pa kaluar shumë kohë, kombi do të fillojë të harrojë se cili është dhe cili ishte. Bota përreth tij do të harrojë edhe më shpejt”.

Por zemërimi që u ndie bashkë me fuqinë ushtarake të atyre që e kundërshtonin, bënë që Rajhu i Tretë të ishte i pasuksesshëm në përpjekjen e tij për të eleminuar githë kulturat përveç të tijës, përmes çfarëdolloj mjeti që e gjykonte të nevojshme.

Në Kinë…

Shkrimtari historian Sam Meekings shpjegon përse perandori i parë i Kinës, që vdiq në 210 para Krishtit, gjithashtu mbronte djegien e librave. Perandori Qin Shi Huang jo vetëm që urdhëroi djegien e librave të pafund, por ai dogji të gjallë edhe shumë studiues. Më parë, kish patur shumë shkolla mendimi që flisnin për të jetuarit e një jete të mirë dhe të paturit e një qeverie të mirë, por pas kësaj zgjedhja ishte pak a shumë, të bëje atë që thoshte perandori, ose të vuaje pasojat.

Djegia e librave ndihmoi për të bërë pothuajse të pamundur krahasimin mes sistemit imperial dhe sistemeve të tjerë, duke kufizuar kështu çfarëdolloj rreziku ndaj autoritetit të sundimtarit.

Disa shekuj më vonë, kryetari Mao Ce Dun arriti diçka të ngjashme: gjatë Revolucionit Kulturor ishte e pamundur të vije në dyshim legjitimitetin e rolit dhe vendimeve të tij, apo të kritikoje me të drejtë politikat e menduara keq. “Spastrimi kulturor është shpesh herë një aspekt i spastrimit etnik apo gjenocidit”, thotë shkrimtari dhe konsulenti për trashëgiminë, Robert Bevan. “Nuk lidhet thjeshtë me vrasjen e një grupi, por me heqjen e të drejtës së tyre për të qenë në një vend, eleminimin e gurëve të tyre të themelit”.

Ndonëse nazistët nuk ishin në gjendje të ekzekutonin tërësisht planin e tyre, ka të tjerë që kanë qenë shumë më të suksesshëm.

E ndërtuar nga dinastia Abbaside në shekujt 8 dhe 9, Shtëpia e Dijes në Bagdad përmbante më shumë se 18 mijë vëllime të veprave klasike të përkthyera, nga e gjithë bota. Ishte një magazinë e vërtetë intelektuale, që joshte studiuesit më të mençur islamikë.

Në vitin 1258, kur nipi i Genghis Khanit, Hulagu drejtoi rrethimin e Bagdadit, libraria ishte mes atyre që u shënjestruan dhe shkatërruan. Udhëheqësi mongol i kish bërë thirrje kalifit që të dorëzohej, por kur ky refuzoi, zemërimi i tij ishte i pakufi.

Thuhet se ujërat e Lumit Tigri u bënë të zinj për shkak të bojës që rridhte nga fletët e hedhura në të, dhe të kuq prej gjakut të shkencëtarëve dhe filozofëve që u shkuan pas.

Kur trashëgimia kulturore irakene u gjend e sulmuar sërish në kohë moderne, kishte një ligj ndërkombëtar në fuqi që mbronte interesat kulturore. Unesco është ndër institucionet e shumtë për mbrojtjen e trashëgimisë, ndërkohë që Konventa e Hagës për Mbrojtjen e Pronësisë Kulturore në Raste Konfliktesh të Armatosur parashtron se çfarë është e pranueshme dhe çfarë e papranueshme.

Mburoja Blu është simboli i përdorur për identifikimin e vendeve që mbrohen nga Konventa e Hagës. Eshtë ekuivalenti kulturor i Kryqit të Kuq. Por përdorimi i simbolit mund të sjellë pasoja të paparashikuara.

Patrick Boylan thotë se gjatë luftërave civile në Jugosllavi në 1991-1999, kishte një rast kur Ushtria Kombëtare Jugosllave shkoi në Osijek, në Kroacinë lindore në 1991, rrotulluan tanket, 360 gradë dhe hodhën predha në ndërtesat që kishin simbolin e mburojës blu. “Mburoja mendohet të ketë të njëjtin status ligjor si Kryqi i Kuq, megjithatë agresorët nuk donin t’ia dinin”.

“Ka një vetëdijësim, që tashmë përcillet me instrumenta ligjorë, se trashëgimia kulturore është tejet e rëndësishme, thtë Roni Aleman i Unesco-s. “Nuk është e rëndësishme vetëm për grupin që e ruan, por duhet të kemi një angazhim ndaj trashëgimisë kulturore që na përket të gjithëve ne”.

Para Luftës së parë të Gjirit, u lejua që të mbrohen zona kyçe. “Pentagoni ngriti një grup këshillimor ndërkombëtar të nivelit të lartë që identifikoi vendet parahistorikë, historikë dhe kristianë. U bënë të gjithë përpjekjet që të ruheshin”, thotë eksperti i trashëgimisë kulturore, Patrick Boylan.

Shekulli 20 ka parë një rritje të sulmeve të qëllimshëm ndaj simboleve të identitetit kulturor, thotë Boylan, “shpesh herë të përzier me rritjen e nacionalizmit”. Në 2001, talebanët tronditën botën duke hedhur në erë Bamyian Buddhas në Afganistan. Në atë kohë talebanët tjanë se statujat e ndërtuara në shekullin 6 nuk përshtateshin me versionin e tyre të islamit. Grupi tha: “Nuk është ndonjë problem i madh, statujat janë thjeshtë objekte me baltë dhe gurë”.