E pashë të zbehtë, të përgjumur dhe atëherë kuptova se vajza ime po largohej nga kjo botë. I pëshpërita në vesh: “Zemra ime, fluturo. Mami yt tani është e qetë”.
“Çdo ditë, ne zgjoheshim njëkohësisht dhe e hanim bashkë mëngjesin. Ajo pëlqente hurmat, bajamet dhe kosin e frutave. Kur uleshim në divan, më lexonte çfarë kishte shkruar edhe ato që kishte shkruar gjatë natës. Më pyeste se çfarë mendoja, ndërkohë që mua më dukeshin të gjithë kapituj të bukur, edhe ato më të vështirët.
Po, flisnim gjithmonë për vdekjen, për çfarë mund të ndodhte më vonë. Ajo ka buzëqeshur deri në fund, deri në ditën e fundit. E ka falënderuar përherë Zotin. Thoshte: “Nëse ky është fati im, atëherë e pranoj. Nëse kam ende diçka për të bërë, Zoti do të më lërë këtu”. Nuk u ankua asnjëherë. Më thoshte me lutje: “Të lutem, mami, mos më lër asnjëherë, nuk mund të largohesh nga kjo botë përpara meje”.
Kjo situatë zgjati rreth një vit e gjysmë dhe ditën e fundit e pashë të ndryshonte.
E pashë të zbehtë, të përgjumur dhe atëherë kuptova se vajza ime po largohej nga kjo botë. I pëshpërita në vesh: “Zemra ime, fluturo. Mami yt tani është e qetë”. Dhe ajo u largua. Por ende qëndron këtu, ka qëndruar përherë këtu.
Përmes sëmundjes së saj kam kuptuar se duhet ta pranojmë fatin tonë, por edhe të luftojmë ndonjëherë, si dhe t’i besojmë përherë mjekëve dhe Zotit. Vajza ime më ka mësuar të jetoj”./ Kujtimet e të ëmës së Nadia Toffas
Nadia ishte nje gazetare e njohur e televizionit italian, e cila ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare prej glioblastomës, një tumor i rëndë në tru, pas një lufte të gjatë me sëmundjen. Fjalët e mësipërme janë ato të nënës së saj, e cila u kujdes deri në ditën e fundit të saj, sikurse do të bënte çdo nënë për fëmijën e saj./bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MË SHUMË SE 80 LIBRA E REVISTA QË KANË TË BËJNË ME BIZANTIN I DHUROHEN BIBLIOTEKËS KOMBËTARE