Historia 7 mijë vjet e vjetër e Kosovës: Tri artefaktet e veçanta ekspozohen në SHBA

Në Muzeun e Fieldit në Chicago, 3 artefakte të Kosovës po rrëfejnë historinë dhe kulturën tonë 7 mijë vjet të vjetër. Kështu ka njoftuar së fundmi nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës” së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore.

Ky grumbullim i më shumë se 700 objekteve krahë për krahë nuk është shfaqur kurrë më parë si koleksion i përbashkët.

Si i tillë po i ofron vizitorëve mundësi eksplorimi të historisë së ngritjeve në pushtet të mbretërve dhe mbretëreshave të para të Evropës së lashtë.

Ministria e Kulturës ka deklaruar se e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë e cila do të zgjas deri më 28 janar 2024.

Postimi i plotë i Ministrisë:

ObserverKult


Lexo edhe:

QEVERIA SYNON KTHIMIN E ARTEFAKTEVE NGA SERBIA

Disa muze, edukim nëpërmjet kulturës, kthimi i artefakteve që gjenden në Serbi, diplomacia kulturore e fondi për hulumtime në trashëgimi kulturore janë disa prej prioriteteve të Qeverisë.

Në programin e ekzekutivit, që është miratuar të premten, Qeveria ka renditur si synime disa projekte që kanë qenë në listën e disa kabineteve paraprake. Këtë e ka bërë sa u përket disa projekteve kapitale, kornizës ligjore e strategjive.

Qeveria planifikon ta hartojë strategjinë kombëtare për kulturën. Për hartimin e këtij dokumenti janë themeluar disa grupe punuese, por nuk ka përfunduar asnjëherë.

Sipas programit qeveritar, Qeveria do të zhvillojë politika edukimi për artin dhe kulturën, duke nxitur bashkëpunimin e institucioneve të kulturës me institucionet arsimore parauniversitare.

Në hyrje të programit, ku janë elaboruar projektet, përmendet se rëndësi të veçantë do të kenë gërmimet arkeologjike me karakter studimi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult