Historia interesante e këngës më të famshme të Toto Cutugnos, “L’italiano”

L’italiano, kënga e cila u kthye në hitin e muzikës italiane dhe e bëri të famshëm në mbarë botën këngëtarin Toto Cutugno, fillimisht është shkruar për Adriano Celentanon.

Por Celentano nuk donte ta këndonte. Arsyeja? “Unë,” – tha Adriano, – “nuk kam nevojë të bërtas ‘jam italian i vërtetë’, se njerëzit e dinë që jam i tillë,” i tha ai Cutugnos.

“Më duhet të them që kjo këngë ka lindur në Kanada. Ne po hanim me djemtë pasi kishim mbaruar koncertin dhe një moment thashë: ‘më jep kitarën’. Bëra një minor, “Më lër të këndoj…”. Pastaj mora një copë letre hodha disa nota. Më pas shkova në Milano te Popy Minellono që shkroi këtë kryevepër,” ka rrëfyer vetë Toto Cutugno./ Tiranapost.al

ObserverKult  


toto cutugno

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KANTAUTORI I NJOHUR TOTO CUTUGNO

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno vdiq të martën rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.
Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


RAMA I PIKËLLUAR PËR CUTUGNO: TË PRISNIM NË VLORË, POR ZOTI VENDOSI TË PUSHOSH NË PAQE

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno, pas lëngimit të gjatë nga një sëmundje e rëndë.

Për Cutugnon, kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se ka qenë një italian i madh dhe i vërtetë.

 “Ishe një Italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të lë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbetën të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij Facebook.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult