Historia që fshihet pas kësaj kënge tregon një njeri që qëllon një sherif i cili po e ngacmon atë, si shenjë vetëmbrojtjeje. Bob Marley kishte thënë se disa nga këngët janë histori të vërteta, por nuk do tregon se cilat:
Refreni i kësaj kënge, thotë:
I shot the sheriff, but I swear it was in self defense,
I shot the sheriff and they say it is a capital offense.
Rrëfyesi pretendon të ketë vepruar në vetëmbrojtje kur sherifi u përpoq ta qëllonte. Kënga u lansua për herë të parë më 1973 në albumin “Burnin, The Wailers”. Marley e shpjegoi konceptin e tij:
“Unë doja të thosha, unë gjuaja policinë, por qeveria do të kishte bërë një bujë kështu që unë thashë, unë gjuaja sherifin, por është e njëjta ide, drejtësia”, kishte shpjeguar Marley.
Më 1992, me polemikat rreth këngës Ice-T “Cop Killer”, kënga e Marley shpesh citohej nga mbështetësit e Ice-T si provë e hipokrizisë së kundërshtarëve të tij, duke marrë parasysh që kënga e vjetër nuk u kritikua kurrë në mënyrë të ngjashme, pavarësisht se kishte të njëjtën temë.
Eric Clapton e regjistroi këtë këngë më 1974. Versioni i tij ishte hit numër një në SHBA, i vetmi i karrierës së tij. Regjistrimi i Clapton i dha atij një hov të madh, pasi e ekspozoi atë para një audience roku.
Në dokumentarin e vitit 2001, “The Life Of Bob Marley”, Esther Anderson, e cila ishte e dashura e Marley, pretendon se ajo ndihmoi për të shkruar këtë dhe se ka të bëjë me abortin.
Emri i sherifit në këngë është John Brown, emër ky jo pak i njohur në vitet pasuese. Më 1963, Bob Dylan shkroi një këngë të quajtur “John Brown”, për një djalë që shkon në luftë dhe kthehet i plagosur rëndë.
Bruce Springsteen përdori emrin “John Brown” si emrin e një gjykatësi në këngën e tij të vitit 1981 “Johnny 99”.
Marley më vonë shkroi një këngë të quajtur “Mr. Brown”, e cila ndoshta kishte të bënte me të njëjtin karakter.
Krimi dhe vrasja kanë qenë subjekt i muzikës që nga shpikja e fonografit.