Historia tragjike e “Kanan Tafilit” të luajtur nga Timo Flloko: E fejuara e tij vrau veten, ditën që mësoi lajmin për vdekjen e tij

Në 10 janar 1944 është vrarë Kajo Karafili (Kanan Tafili tek filmi “Shtigje lufte”).

U vra nga një snajper gjerman gjatë një lufte që u bë në Lis-Patros ndërmjet partizanëve të Pezës dhe një kompanie gjermane të cilët i solli aty një ushtar gjerman i cili ishte mbajtur rob në çetën e Pezës por kishte arritur të ikte rreth dy ditë më parë.

Gjermanët dhe disa shqiptarë e gjetën pas disa ditësh vendin ku qe varrosur, e nxorrën dhe e vendosën në Kavajë, ku e lanë disa ditë.

Ditën që u vra Kajo, edhe e fejuara e tij Myrvete Peza vrau veten kur mori vesh lajmin.

Historia është treguar nga veterani 90-vjeçar Sali Verdha në 2007.

Kjo histori pastaj u bë edhe film, “Shtigje lufte”.

Rolin e Kajo Karafilit “Kanan Tafili”, e luajti Timo Flloko, që ka bërë një interpretim të mrekullueshëm.

“Shtigje lufte” konsiderohet një nga filmat më të mirë shqiptar, nga i cili kanë mbetur në memorien tonë dhjetëra batuta.

Por historia pas këtij filmi, është vërtet tragjike.

Ashtu siç në fakt është vetë lufta.

Vetëm se intrepretimi i Timo Fllokos dhe të tjerëve, e bën këtë histori të pavdekshme.

Dhe u tregon ndërkohë edhe atyre që kërkojnë ndalimin e filmave të komunizmit, se nuk janë aq korrekt kur thonë se ata kanë qenë thjesht filma propagandistik.

Ky film tregon një histori reale nga lufta e partizanëve, atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

“SI NDRYSHOVA EMRIN PËR SHKAK TË TITRIMIT NGA KINEZËT”, RRËFEHET TIMO FLLOKO

Aktori Timo Flloko ka ndërtuar një portret të pangatërrueshëm në kinematografinë shqiptare. E nisi me role episodike për të shkuar te rolet psikologjike, të thella, emocionale. Tregon se si e nisi karrierën e tij si aktor dhe si u bë i famshëm për rolet e luftës.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë”, i transmetuar në “Dixhitalb”, tregon se si e nisi karrierën e tij si aktor dhe si u bë i famshëm për rolet e luftës.

Timo Flloko tregon se kishte qejf të bëhej pilot, ndërsa prindërit donin që ai të bëhej doktor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult